Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar takimin e dytë me simpatizantët e tij në SHBA. Pas Nju Xhersit, kësaj radhe turi i Foltores u ndal në Florida. Berisha komentoi kuvendin e thirrur prej tij në 11 dhjetor për të cilin tha se vulosi përfundimisht fatin e ri të partisë demokratike, ndërsa mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha e quajti një farsë