Top Channel/ Berisha evitoi surprizat! Analiza për listat e opozitës
13/03/2025 19:49

Lista e Partisë Demokratike nuk pati asnjë surprizë. Sali Berisha kryeson listën e mbyllur në kryeqytet, i ndjekur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi. Sali Berisha vendosi të riktheje ne Kuvend Jozefina Topallin, ndërsa la në listë të hapur deputetet Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi dy kandidatët gra më të votuara në primaret e Tiranës për ti lënë vend të sigurte Mesila Doda të PDIU, Fatmir Mediut dhe dy kandidatëve te partisë së Lirisë Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi. Edhe Ilir Alimehmeti i cili ishte ndër më të votuarit e primareve u la në listë të hapur, ndërkohë Hysen Kadiu me i votuari në qark nuk pranoi të jete ne listë të hapur në shenje proteste. Lista e blur Elbasan: Në qarkun e Elbasanit, Sali Berisha vendosi të përmbysë listën duke lënë jashtë zonës së sigurisë deputetit me te votuar ne primare, Dash Sula. Në Durrës bie ne sy rikthimi i Gent Srazimirit dhe Igli Carës, ndërsa një vend të sigurt ka kandidati i Dukës. Lista e mbyllur Durrës Qarkiu Fier udhëhiqet nga drejtuesi politik Gazment Bardhi, një vend të sigurte në liste ia doli të merrte Saimir Korreshi, ndërsa Ilir Meta caktoi kandidaten e tij Brunilda Haxhiaj. Lista e mbyllur në kryeqendrën e veriut krahas Luçiano Boçit që udhëheq, ka të sigurt dy deputetët Greta Bardeli dhe Ramadan Likaj, dhe futet një emër i ri Kliti Hoti. Lista e Fierit Në listën e Korçës që e prin Ivi Kaso bie ne sy emri i Bledjon Nallbanit dhe Lediani Aliollit, ndërsa në listë të hapur është Edmond Spaho. Supriza nuk ka as në qarqet më të vogla. Në total Sali Berisha la në zonën e sigurt 19 deputetë ku shumica janë besnikë të tij, ndërsa në listën e hapur figurojnë 13 deputet të grupit aktual parlamentar. Primarët sollën refuzimin dhe braktisjen e 11 deputeteve të grupit të cilët nuk pranuan të futeshin në garë ose u tërhoqën pasi e panë veten jashtë listë. Nga diaspora janë 7 emra.

Top Channel/ Kos tregon kur hyjmë në BE/ “Shqipëria mbyllë negociatat vitin e ardhshëm”
27/11 15:13
Top Channel/ “S’kërkojmë dhurata, duam maksimumin e detyrave”, Rama: Do i përmbushim pikë për pikë
27/11 14:21
Top Channel/ Rama në konferencë me Kos/ Dera e BE-së është e hapur, Ballkani duhet të nxitojë
27/11 14:04
Top Channel/ “Ne deputetët të heqim dorë nga dietat”, rrëzohet amendamenti i Leskajt në Kuvend
27/11 13:48
Top Channel “Në 2030 në BE” Rama konferencë me Kos: Rruga përpara nuk është e lehtë
27/11 13:21
Top Channel/ “Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë 15%” Marta Kos: Rrugët tregtare në presion
27/11 12:56
Top Channel/ Rama: Shqipëria nuk do të lërë asnjë detyrë pa përmbushur në rrugën drejt BE-së
27/11 12:48
Top Channel/ Kuvendi kalon buxhetin 10 mld euro, Kuvendi rrëzon të gjitha amendamentet e opozitës
27/11 12:16
Top Channel/ Opozita përballë Marta Kos, Muçi kritikon mbështetjen për Ramën, kërkon qeveri kujdestare
27/11 12:13
Top Channel/ “Kemi shumë rrugë për të bërë” kryeministri Rama: BE gati të na ndihmojë
27/11 10:44
Top Channel/ Korreshi ironizon ministrin: Shko futi një çaj mali, s’kemi takat të të arrestojmë ty
26/11 15:26
Top Channel/ Demo: Mbi 200 policë të lënduar, janë sulmuar mbi 30 banka gjatë protestës
26/11 15:25
Top Channel/‘Vetëm sazia ka munguar’, Korreshi: 50 vite në diktaturë, ju mendjen e kishit te vjedhja
26/11 15:15
Top Channel/ Harta territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit
26/11 15:12
Top Channel/ Ministria Ismaili: Mund të pranohet diskutimi me dy standarde, por jo dhuna
26/11 15:11
Top Channel/ Buxheti 2027, Braçe mbron ndryshimet fiskale, Berisha: Po rëndoni shqiptarët e bizneset
26/11 15:10
Top Channel/ Manja ironizon PD për protestën e 28 nëntorit: Ju festoni tortën e Lulit, ne Pavarësinë
26/11 15:08
Top Channel/ Reforma zgjedhore, PD kërkon kohë, Balla: E keni bojkotuar
26/11 15:07
Top Channel/ PD kërkon tërheqjen e aktit normativ, Berisha përsërit akuzat ndaj Ballës
26/11 15:06
Top Channel/ Luarasi: Levën e hekurit dhe molotovin nuk e mbron asnjë konventë
26/11 15:03