Top Channel/ Berisha: Do trokasim në çdo derë.Takimi me grupet e punës, kreu i PD: Të korrigjojmë…
10/12/2024 19:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me Grupet e Punës së Tiranës këtë të martë. Berisha u ndal të zgjedhjet e ardhshme, ku tha se “kjo betejë kërkon që të trokasim në dyert e qytetarëve”. Sakaq ai bëri thirrje që të fillojë sulmi elektoral që do të ndalet vetëm me fitoren e PD më 11 maj, datën kur do të mbahen zgjedhjet. Ndër të tjera kryedemokrati tha se boshti qendror i kësaj fushate duhet të jetë ekonomia, ekonomia dhe vetëm ekonomia. “Kjo betejë kërkon që ne pandërprerë të trokasim në dyert e qytetarëve të Tiranës. Të baltosemi nga këpucët në rrugët dhe rrugicat e këtij qyteti. Ka një mekanizëm, një faktor i provuar në të gjithëra kohëra si faktor suksesi dhe ky është takimi me njerëzit. Kanë rëndësi të gjitha të tjerat, kanë rëndësi ekranet, debatet, mediat sociale. Por në raste të caktuar, p.sh po të ishte për mediat, Kamala Harris fitonte me 80 përqind garën me presidentin Donald Trump se makineri më gjigante në botë se ajo makineri mediatike nuk mund të ketë. Por fitimtarët e fituan me takime, e fituan me takime intensive me qytetarët amerikanë. Nuk u ankuan, shumë të rralla ankesat, megjithëse absolutisht pothuajse mediat në tërësi ishin kundër tyre. Pse unë marr shembull? Duhet të jemi të vetëdijshëm për të gjithë ata që ndjekin fushatën elektorale, fushata që prin në botë me risitë e veta është fushata në SHBA. Është ajo fushatë që ka setin e risive dhe që ato përhapen në vendet tjera. Për shembull bënte fushatë Barak Obama me MekKein, ajo fushatë solli përgjigjen flakë për flakë. Në qoftë se ishte para saj përgjigjja ti flisje sot, ai përgjigjej nesër, u kalua te përgjigja e menjëhershme, e shpejtë. U gjet pastaj se vetëm përgjigja flakë për flakë ishte përgjigja që anulonte ose zvogëlonte në maksimum efektin e deklaratës së kundërshtarit. Në këtë rast, risi ishte mësimi i madh se si u shemb gjiganti mediatik, të themi 80 me 20, ndoshta edhe më shumë se 80 ishin në krahun tjetër. Ndaj dhe asgjë nuk mund të zëvendësohet, nuk ka gjë më të rëndësishme se t’i trokasësh tjetrit në derë, të ulesh për të pirë në kafe, se sa t’i trokasësh në dyqan dhe të hysh të bisedosh, t’i dorëzosh një copë fletushke me pesë gjëra që ti mendon. Kështu që pra, mbetet të fillojmë sulmin elektoral, i cili ndalon vetëm me datën 11 maj, ditën e fitores. Në këtë fushatë, boshti qendror, duhet ta kemi secili nga ne të qartë, i fushatës do jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia. Pse? Sepse jemi në një realitet që tejkalon absolutisht pothuajse çdo lloj imagjinate. Jemi në një realitet shumë të dhimbshëm. Jemi në një realitet shkatërrimtar për njerëzit. Këto ditë po lexoja një gjë shumë trishtuese. Në vitin 2013, ne paguheshim, shqiptarët paguheshin jo vetëm më shumë se vendet e Ballkanit Perëndimor, por dhe se rumunët dhe bullgarët. Sot rumunët janë të paktën 5 herë më mirë se në vitin 2013. Dje e lexova. Pesëfishuar rrogat nga viti 2013. Kur sheh këto, konstaton se asgjë nuk ka më të pamëshirë, më kriminale se kjo që ka ndodhur për jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë. Nuk e dija, ua them me sinqeritet, që qeveria rumune nga viti 2013 gjer vitin e kaluar, ka rritur rrogën 5 herë. Kurse ne i kemi pensionet sot, minimumi 30 përqind më të ulëta se në vitin 2013. Sot po lexoja, të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni për gjërat bazë është gjer në 9 herë më i lartë se inflacioni mesatar. Pra, inflacioni i mishit, djathit, qumështit, etj, krahasuar me vitin 2022, arrin shifra gjer 9 herë më shumë. Mirëpo, të gjithë ata që jetojnë me pension, me rroga të ulëta, me ndihmë ekonomike, ato të ardhura u shkojnë për të blerë këto gjëra. E kuptoni pra se ku është katandisur? Kjo është shkaku absolut i largimit masiv të shqiptarëve. Ne e themi dhe e themi të vërtetën se janë një seri shkaqesh, por shkaku i të gjitha shkaqeve është mospasja. Më kujtohet në vitin 1990, një komshi, e kishte djalin punëtor dhe i thotë i birit nënës së vet, më blej një këmishë. Nëna i thotë nuk kam. Iku dhe u fut në ambasadë. Sot nuk ka nevojë të futesh në ambasadë, ikën jashtë. Paç fatin tënd, gjej jetën tënde se nuk kam. Nuk duhet të mendojmë se po këta janë pensionistë, ose këta janë kaq përqind apo aq. Jo, jo. Këta janë dhimbja më e madhe sot, këta janë padrejtësia absolute. Ne i kemi rritur rrogat 5 dhe 6 herë rrogat e larta. Shqipëria ka rroga 7 mijë euro. Po, po. Rrogat e larta janë rritur, kurse këta janë në një varfëri të frikshme.

Top News-Opozita iu rikthehet protestave! Berisha mbledh aleatët, revoltë më 8 tetor për hartën e re
03/10 14:32
Top Channel/ Berisha bashkëbisedim me ndjekësit në Facebook: Vetëm protestat mund ta largojnë Ramën
03/10 14:06
Top Channel/“Flamingo Mirror”,Rama: Dritarja publike ku do të pasqyrohen të gjitha dosjet qeveritare
03/10 14:03
Top Channel/Qarkullimi i videove intime, Berisha: Bëhen për të zhurmuar amoralitetin e kësaj qeverie
03/10 13:39
Top Channel/ ‘Kapjen e zgjedhjeve Rama e ka jetike’, Berisha:Po informojmë aleatët tanë, Roni Efet..
03/10 13:13
Top Channel/ Territorialja/ Berisha: Paraqitëm një draft me 100 bashki, por Rama i plagosur merr…
03/10 13:10
Top Channel/ ‘Kjo tryezë të funksionojë periodikisht’, Mediu: Të gjejmë kandidaturë fituese për…
03/10 13:08
Top Channel/ ‘Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës’, Berisha: Protestat…
03/10 13:04
Top Channel/ Tryeza opozitare/ Deputeti Blushi propozon protestë kombëtare: Rama po vepron me…
03/10 13:03
Top News- Berisha fton ‘Flamingot’/ PD gati të mirëpres kandidatët nga radhët e protestuesve
02/10 22:42
Top News-‘Shkelje e të drejtave të opozitës’/Bardhi: Mazhoranca po bllokon Komisionin për KAYO
02/10 17:59
Top News- Rama nxjerr foton me Trump, ironi me opozitën: U detyrova ta bëj me IA
01/10 21:51
Top News – Von der Leyen, mesazh Ramës…nga Prishtina. I ‘tregon sekretin’ e anëtarësimit në BE
01/10 16:55
Top Channel/ Opozita kërkon llogari për zbatimin e ligjit, Koçi raporton 269 referime në 2025
01/10 15:36
Top Channel/PS kundër debatit për Hysenin.Balla: Të hetojë Balla, Bardhi kërkon llogari për emërimin
01/10 15:36
Top Channel/ Berisha kundër paketës penale. Kërkon ekspertizë nga Venecia para votimit, akuza Ramës
01/10 15:35
Top Channel/ ‘Paraja e pisët me volum gjigant’ Bylykbashi te Ligjet:Blindojnë dhe mbushin banesa me…
01/10 15:22
Top Channel/ ‘Rama po i bën për vete’ Berisha në Strasburg, denoncon ndryshimet në Kodin penal
01/10 14:57
Top Channel/ Pesë projekte për “Tajvanin”, konkurs me kompani nga Spanja, Danimarka e Franca
01/10 12:22
Top Channel/ Veliaj kundër reformës territoriale, kërkon pezullim dhe konsultim me qytetarët
01/10 12:11