Top Channel/ Berisha: Do transformojmë bujqësinë, marrim përsipër 80% të interesave për kreditë
03/04/2025 17:51

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është ndalur sot në një takim me banorët e zonës së Baldushkut. Berisha gjatë bashkëbisedimit me ta, kryedemokrati u ndal te programi i partisë së tij dhe koalicionit opozitar për bujqësinë. Ai tha se ky sektor është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë prioritet nëse ata fitojnë në 11 maj zgjedhjet parlamentare. “Asnjë sektor nuk është më i rëndësishëm se sektori i bujqësisë. Shqipëria vërtetë ka tokë pak, por ka tokë pak nëse marrim parasysh fushën, por nëse kemi parasysh që toka e Shqipërisë në të gjithë territorin e saj është një tokë shumë pjellore, plot ujë në tërësi, që prodhon dhe vetëm injorimi i saj ka bërë që të dalë në sipërfaqe pafund, nuk ka tokë më pjellore se toka e këtij vendi. Ndaj sektori i bujqësisë për ne, se kjo qeveri e ka harruar, është një përparësi shumë e madhe”, u shpreh Berisha. “Ne i detyrohemi fermerëve përveç mbështetjes për prodhimin, t’u krijojmë infrastrukturën dhe shërbimet si të një lagjeje të qytetit. Tokën e punojnë ata vete, ne ndihmojmë me mjete. Transformim të infrastrukturës së Shqipërisë rurale, ne angazhohemi për subvencionim për çdo fidan që mbillni apo kokë bagëtie që mbani. Subvencionet do jenë emergjencë dhe do e praktikojmë menjëherë, masa nuk do jetë sa e Francës dhe Gjermanisë, por sa Kosova dhe Maqedonia, që sot është 5 herë më e madhe se e vendit tonë. Do ta 5-fishojmë këtë fond. Për çdo kredi që do merrni për sera, bagëti etj, ne do mbulojmë 80 % të interesave “, u shpreh ai.

Top Channel/Berisha: Protestë kombëtare më 8 tetor. Kreu i PD: Do kundërshtohet reforma territoriale
06/10 23:47
Top News- Berisha mobilizon demokratët: Protestojmë të enjten, të gjithë bashkë
06/10 22:27
Top Channel/ Berisha paralajmëron protestë kombëtare: Nuk marrim drejtimin e tubimit të qytetarëve
06/10 21:48
Top Channel/ “Duhet të ngrihemi fuqishëm”, Berisha në Lezhë: Ne duhet të jemi në sulm
06/10 20:10
Top Channel/Berisha në Foltoren e Ripërtëritjes: Shqiptarët nuk do të kenë të ardhme sa të jetë Rama
06/10 19:49
Top Channel/ “Të enjten në 10 te Parlamenti”, Berisha i përgjigjet protestuesve: Ne ju mbështesim
06/10 19:45
Top Channel/ “Shpëtojmë PD-në”, i riu në Lezhë: Nuk kemi kandidatura të caktuara, duhet të…
06/10 19:44
Top Channel/ Qytetari ia “përplasi” në fytyrë Berishës: Kemi humbur anëtarë të PD-së
06/10 19:22
Top Channel/ “Fitore, fitore”, Berisha në Lezhë, simpatizantët e PD-së në këmbë: Berisha, Berisha
06/10 19:21
Top Channel/ “Ja hoqi subvencionimin fermerit”, Berisha: Ishim vendi i 4-t në botë për mirëqenie
06/10 19:12
Top Channel/ “Varfëria është shkak i largimit të të rinjve”, Berisha: Rritja ekonomike duhet të…
06/10 19:11
Top Channel/ “Qiraja me e lart se rroga”, Berisha nga Lezha: Një pensionist nuk i blen dot ilaçet
06/10 18:52
Top News – Braçe sfidon Ballën. ‘Nuk e votoj reformën territoriale, të dëgjojmë njerëzit’
06/10 17:09
Top News – Erion Braçe sfidon Ballën: Votoj kundër reformës, nuk u konsultova
06/10 16:24
Top Channel/ Gogu ofron dialog për GJKKO/ Korreshi dhe Ndoj ngrenë shqetësimet e avokatëve
06/10 15:16
Top Channel/ Berisha do të njoftojë NATO-n. Pas rrëzimit të hetimit parlamentar, provat në SPAK
06/10 15:15
Top Channel/ PD, thirrje Braçes e Sinajt. Kërkon votën kundër territoriales, debat në komision
06/10 15:14
Top Channel/ Korreshi te Ligjet: Mos janë të vitit 2022 këto ngjalat, kërkoj ndjesë i kemi…
06/10 13:00
Top Channel/Miratohen projektligji për peshkimin, ‘Ligjet’ votojnë ndryshimet në ligj
06/10 12:59
Top Channel/ ‘Do njoftojmë NATO-n’, Berisha:Materialet që kemi do i dorëzojmë në institucione…
06/10 12:50