Top Channel/ Berisha: Do dyfishohen rrogat në shëndetësi, rritje të numrit të ilaçeve me rimbusim
25/01/2025 20:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar planin e tyre për shëndetësinë. Ai u shpreh se do të dyfishojnë rrogat për mjekët dhe infermierët, teksa shtoi se do të rritet numri i ilaçeve të rimbursuara e cilësia e tyre. “Riorganizim tërësor i shërbimit parësor, baza e sistemit. E shpartalluan. Qenë hedhur baza shumë të shëndosha në bashkëpunim me BB dhe OBSH. E zbërthyen. Sistemi i urgjencës funksionon brenda unazës së vogël të Tiranës. Funksionon si një repart politik, paçka se ka mjekë dhe infermierë që djersitin gjithë ditën. Por e përdor politika në mënyrë të pamëshirë. Marrin fund këto. Ne synojmë të kapim standardet e OBSH për vende si ne. Synojmë të ecim drejt standardeve më të mira të BE. Nuk do futen në Shqipëri ilaçe që nuk kanë certifikantën e institucioneve më prestigjioze ndërkombëtare evropiane dhe amerikane për përdorimin e tyre dhe që nuk shiten më parë se të hyjnë në Shqipëri në të paktën dy vende anëtare të BE. Shqiptarët në farmaci do marrin ato ilaçe që blejnë qytetarët europianë në farmacitë e tyre dhe shteti do dyfishojë numrin e barnave që subvencionon, që rimburson. Rimbursimi nga 50 do shkojë drejt 90 përqind. Do kapë standardet. Pra, kemi folur për paketa emergjente. Kemi deklaruar se çështja e pensioneve dhe rrogave të ulëta është emergjencë. Deklarojmë sot para shqiptarëve se çështja e shëndetësisë është emergjencë. Rrogat, pa diskutim që do të rriten. Në mandatet që kishim më parë ne mbidyfishuam rrogat e mjekëve dhe infermierëve. Tani ne do bëjmë që mjekët në Shqipëri të paguhen më mirë se mjekët e tjerë. Rritim rrogat, krijojmë kushtet dhe shumica nuk kanë asnjë tendencë të largohen, por të shërbejnë në vendin e tyre. Ndaj dhe ne do shkojmë drejt dyfishimit të rrogave të mjekëve dhe infermierëve dhe rritjes gjersa ata të marrin më shumë se mjekët dhe infermierët në rajon dhe të afrohen me standardin e BE”, tha Berisha.

Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38
Top Channel/ Shqipëria ka ecur përpara”, ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit duhet vijuar
05/11 12:33
Top Channel/ ‘Mustaqet e asnjë Celoje s’mund të na pengojnë’/ Rama: Do bëjë çmos që askush…
05/11 12:24
Top Channel/ Raporti i BE për Shqipërinë, Rama: Dy medalje në këtë raport, ana e shndritshme e…
05/11 12:14