Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka “bllokuar” pushimet verore të tijve, pasi thotë se opozita do të vijojë betejën kundër “mafies më të rrezikshme në Evropë”. Në deklaratën e tij para gazetarëve, Berisha u shpreh se opozita do të angazhohet në “kryengritje paqësore” dhe në një “betejë të pandërprerë”.