Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së studentëve, duke dënuar dhunën e pretenduar ndaj protestuesve dhe duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për përdorim të forcës ndaj tyre. Në reagimin e tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve, prindërve dhe mbështetësve të opozitës që t’u bashkohen studentëve në protestën e paralajmëruar për nesër, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.