Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Kamzë. Ndërsa është takuar me mbështetësit e tij, Berisha ka folur për eurobondin që synon të marrë Shqipëria. Berisha u shpreh se si rezultat i marrjes së 700 milionë eurove hua përmes eurobondit çdo qytetar shqiptar do të jetë i detyruar që të paguajë të paktën 1200 euro shtesë taksa.