Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp sot tha se 4200 formularët që mban mbi tavolinë do depozitohen në Këshillin Kombëtar të PD-së sonte dhe më pas në Kuvend gjatë seancës së radhës. Sipas tij, janë ende persona që po firmosin jashtë, duke theksuar se do të ruhet privatësia e të dhënave personale. Sa i përket kreut të PD-së, Lulzim Basha, ai tha se ka frikë nga forumet, anëtarësia apo Këshilli Kombëtar.