Top Channel/ “Bëri një gabim” Trump zbut tonet ndaj Melonit: E dua shumë, është një…
07/07/2026 22:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbutur tonet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e cilësuar atë një “person shumë të mirë”, megjithëse përsëriti kritikat për qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme. Duke folur para gazetarëve në Ankara, përpara nisjes së samitit të NATO-s, Trump iu përgjigj një pyetjeje për raportet me Melonin. “Ajo është një person shumë i mirë. E dua shumë, por mendoj se bëri një gabim. Ajo thjesht nuk ishte aty për ne dhe kjo nuk më pëlqeu”, u shpreh presidenti amerikan, duke iu referuar refuzimit të Italisë për të mbështetur sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit. Deklaratat vijnë pas përplasjes së fortë mes dy liderëve gjatë javëve të fundit. Të dielën, Trump publikoi në platformën e tij Truth Social një imazh të manipuluar të Giorgia Melonit, të shoqëruar me mesazhin “Nevojiten masa kufizuese”, ndërsa autoritetet italiane zgjodhën të mos reagojnë publikisht ndaj postimit. Më herët, presidenti amerikan kishte deklaruar se Meloni “nuk po shkon mirë në Itali” dhe se po humbiste mbështetjen e qytetarëve. Ai kishte pretenduar gjithashtu se kryeministrja italiane i kishte kërkuar të bënin një fotografi së bashku gjatë samitit të G7. Pavarësisht tensioneve të fundit, Giorgia Meloni konsiderohej deri pak kohë më parë një nga aleatet më të afërta të Donald Trump në Evropë. Ndërkohë, ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili shoqëron Melonin në samitin e NATO-s në Ankara, deklaroi se prioritet mbetet ruajtja e marrëdhënieve transatlantike, pavarësisht mosmarrëveshjeve të fundit mes Romës dhe Uashingtonit.Samiti i NATO-s pritet të shërbejë si mundësi për kontakte të reja mes liderëve të Aleancës, ndërsa vëmendja mbetet e përqendruar te zhvillimet në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet mes aleatëve.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55