Këshilli i Bashkimit Europian ka vendosur emërimin e diplomatit gjerman Dirk Schübel si Përfaqësues të ri Special të BE-së për Kosovën. Mandati i tij do të jetë fillimisht dyvjeçar dhe do të nisë më 1 shtator 2026, kur ai do të marrë detyrën nga diplomati estonez Aivo Orav, që e ka mbajtur deri tani këtë post.