Zgjedhjet në Beograd do të përsëriten në 2 qershor me vendim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic. Në fillim u duk se autoritetet do ta vononin vendimin, sepse ideja e tyre ishte që zgjedhjet të zhvillohen në fund të prillit ose në fillim të majit, gjë të cilën opozita e kundërshtoi.