Bashkimi Evropian po rrit punën për të konfiskuar asetet ruse që janë ngrirë pas sanskioneve të vendosura nga blloku dhe për t'i përdorur ato për rindërtimin e Ukrainës. Planet, të cilat përfshijnë ri-investimin e rezervave ndërkombëtare të Bankës Qendrore Ruse, përfaqësojnë një sfidë të pa precedent për bllokun dhe janë të mbushura me rreziqe dhe pengesa ligjore.