Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me efektivët e shërbimit zjarrfikës dhe trupat e Emergjencave Civile, i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar. Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për përballimin e situatës së zjarreve gjatë sezonit veror dhe masave që po ndërmerren për menaxhimin e emergjencave.