Tashmë që dita ditës rreziku nga mutacionet e Covid rritet, kryefjala mbetet vaksinimi. Por një qytetar nga Elbasani, i sëmurë kronik dhe në dosmosdoshmëri për të kryer vaksinimin haset me një problem. Në 25 prill Agron Spahja pretendon se ka kryer dozën e parë të vaksinës në qendrën e vaksinimi të hapur, por tashmë që interesohet për dozën e dytë, rezulton që doza e parë nuk është kryer.