Top Channel/Belgjika, dritë jeshile: 4 ditë punë në javë dhe mbyllini shefit telefonin!
16/02/2022 15:16

Punonjësit në Belgjikë së shpejti do të jenë në gjendje të zgjedhin nëse duan të punojnë katër ditë në javë, e kjo falë një serie reformash të tregut të punës të shpallura së fundi. Paketa e reformave, me të cilët u pajtua koalicioni qeveritar shumëpartiak i vendit, do t'u japë gjithashtu punëtorëve të drejtën të fikin telefonat e punës dhe të injorojnë mesazhet që lidhen me të pas orarit zyrtar, pa frikën e hakmarrjes së drejtuesve. “Përjetuam dy vite mjaft të vështira. Me këtë marrëveshje, ne ngritëm një pishtar për një ekonomi që është më inovative, e qëndrueshme dhe dixhitale. Qëllimi është të jemi në gjendje t'i bëjmë njerëzit dhe bizneset akoma edhe më të fortë," deklaroi kryeministri belg Alexander de Croo. Parashikohet po kështu një mbrojtje më e fortë ligjore për punonjësit sipas rregullave të reja, ndërsa atyre që do të jenë në punë me kohë të plotë, do t`u krijohet mundësia e orareve më fleksibël sipas kërkesës. Kthimi i kësaj reforme në ligj mund të zgjasë për disa muaj, pasi drafti duhet të kalojë shumë herë në duart e ligjvënësve federale përpara se të miratohet. Një pjesë e konsiderueshme e reformave të reja të punës në Belgjikë mendohet se do të ndikojnë në ekulibrin mes punës dhe jetës së punonjësve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30