Njoftimet e qeverisë belge se planifikon të njohë shtetin e Palestinës, janë përshëndetur menjëherë nga ministria e jashtme palestineze, e cila drejtohet nga Autoriteti Palestinez. Reagimi i këtij të fundit erdhi pasi ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, pohoi publikisht se vendi i tij ka ndërmend ta beje nje gje te tille në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara më vonë gjatë shtatorit.