Top Channel/ Beleri kërcënon nga burgu: Nuk duam ta pengojmë Shqipërinë drejt BE, por…
13/06/2024 19:42

Me telefon nga burgu, Fredi Beleri insistoi përsëri të tregonte në një intervistë për Reuters se të vetmin vendim të drejtë do të konsideronte lirimin e tij, dhe qëndrimin prapa hekurave nën akuzat e blerjes së votës i përshkroi sërish edhe për agjensinë e njohur të lajmeve si të paverteta e të motivuara politiksht. Nën euforinë e fitores në votimet që u mbajtën në Greqi për Parlamentin Europian, ku ishte në listën e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ai përcolli dhe një mesazh mes rreshtave të të cilit, lexoheshin tone të qarta paralajmëruese për Shqipërinë. “Shqipëria nuk mund të sillet si një shtet jo-europian”, pohon Beleri në intervistë. “Anëtarësimi i Shqipërisë është në interesin e të dy vendeve. As unë, as qeveria greke nuk duam të cënojmë integritetin e asnjë shteti. Por një Shqipëri si pjesë e BE-së, që nuk respekton sundimin e ligjit dhe vullnetin e popullit, nuk ka vend atje”, shprehet më tej ai. Ndërkohë, fakti që seancat e fundit gjyqësore dështuan për shkak të mosparaqitjes së avokatëve te tij, po interpretohet si shenjë e faktit se ai mund të tentojë ta kthejë këtë cështje në subjekt debati në Parlamentin e ri Europian. Beleri dallon eurodeputetët e tjerë pasi është zgjedhur në Greqi, një vend i Bashkimit Europian dhe vuan dënimin me burg në Shqipëri, një vend që nuk është anëtar i BE-së. Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Europian kontrollon kredencialet e reja të deputetëve të parlamentit duke marrë vendime bazuar në informacionin që ofrojnë shtetet anëtare.

Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon ‘kryesinë e Kuvendit, protestuesit tenojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12
Top News – Protestat me kërkesën për dorëheqje. Rama: Minojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE
14/11 14:05
Top News – Aksident tragjik në rrugën e Arbrit. Humbin jetën 2 persona, 5 të tjerë plagosen
14/11 13:27
Top Channel/ Grida Duma, Masterclass në Zyrih/ Dy ditë trajnimi me shqiptarët e Zvicrës
14/11 13:05
Top Channel/ “Ylli pa emër” në Gjirokastër, histori dashurie në skenën e teatrit “Zihni Sako”
14/11 12:55
Top Channel/ “Kali i Trojës” kundër plastikës, Greenpeace proteston në samitin COP31 në Turqi
14/11 12:55
Top Channel/Gjanica nxin, shqetësim në Fier, uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë
14/11 12:18
Top Channel/ Instituti për Bashkitë: Buxheti 2027 nuk parashikon kostot dhe kursimet e reformës
14/11 12:12
Top Channel/ Nga burgu, kryebashkiaku Veliaj kërkon mocion mosbesimi ndaj kreut të socialistëve
14/11 12:08
Top News – Vidhnin automjete në Fier. Arrestohet 51-vjeçari, në kërkim 2 bashkëpunëtorët
14/11 12:01