Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë detaje nga takimet e saj në Bruksel në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian. Qëllimi i takimit me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, sipas Xhaçkës ishte thellimi i dialogut midis BE-së dhe Ballkanit për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë, në kuadrin e rëndësisë gjithnjë e më të madhe që BE po na kushton në kontekstin aktual gjeopolitik.