Besimtarët katolik, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, me shportat e ushqimeve në duar u janë drejtuar kishave katolike për të bekuar ushqimin, që do ta konsumojnë te dielën e Pashkës. Thonë se marrin bekimin e Zotit për ushqimet e familjes, e për këtë, në mënyrë të veçantë, ata i drejtohen kishës katolike me veze të kuqe, simboli i ringjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjes, ku nuk mungon buka e Pashkes, djathi dhe hudhra të njoma paralajmeruese të ardhjes së pranveres.