Rikthimi i festivalit të filmit pas 14 vitesh ka vendosur në qendër të vëmendjes një debat që ka përfshirë komunitetin e kinematografisë shqiptare. Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, regjisori i njohur Mevlan Shanaj e kritikon organizimin të cilin e cilëson “palo festival” dhe pretendon se mund të shërbejë si një “paradhomë” për ndryshimin e ligjit aktual te kinematografisë. Top Channel iu drejtua regjisorit Shanaj për të sjell këndvështrimin e tij më të zgjeruar mbi festivalin dhe të ardhmen e prodhimit shqiptar kinematografik.