Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në Kosovë. Ndërsa ai vizitoi Gllogjanin, komuna e Deçanit e nderoi me titullin “Qytetar nderi i Deçanit”, Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se bashkë me presidentin Begaj, kanë nderuar të rënët për liri, ndërsa ka ndarë edhe pamje nga takimi.