Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua me homologun e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku theksoi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mundësitë për marrëveshjeve të reja. Nga Kievi, ku mori pjesë në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore, si edhe në ceremonitë për Ditën e Shtetformimit të Ukrainës, Begaj riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial, rimëkëmbjen dhe integrimin evropian të Ukrainës.