Top Channel/ Begaj në shugurimin e Kardinal Simonit: Simbol i qëndresës dhe sakrificës
04/05/2026 19:54

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në katedralen e Firences “Santa Maria del Fiore”, Presidenti Begaj vlerësoi figurën e Kardinal Ernest Simonit si një simbol të qëndresës, besimit dhe sakrificës, një “martir i gjallë”. “Historia Juaj është dëshmi e gjallë se asnjë regjim nuk mund të shfarosë besimin dhe dinjitetin njerëzor. Historia Juaj, Kardinal Ernest Simoni, na mëson se besimi nuk matet në kohë të qeta, por në kohë sprove dhe se dinjiteti i njeriut nuk varet nga rrethanat, por nga qëndrimi që ai mban përballë tyre”, – u shpreh Presidenti i Republikës në mesazhin për 70-vjetorin e shugurimit të Kardinal Simonit, ku nderoi edhe sakrificën e klerikëve gjatë diktaturës dhe të 38 martirëve katolikë të lumturuar. Presidenti i Republikës theksoi se falë kësaj sakrifice dhe përkushtimi Shqipëria sot është model i bashkëjetesës fetare, një nga vlerat më të çmuara dhe më të bukura që kemi. Ai u shpreh: “Kjo harmoni ndërfetare është përgjegjësi e përditshme dhe pasuri që duhet ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim me krenari te brezat e ardhshëm. Por kjo liri nuk erdhi vetë. Ajo ka emra, ka histori, ka sakrifica. Dhe një nga këta emra është pa dyshim Kardinali Ernest Simoni”. Një mesazh të veçantë nderimi Presidenti Begaj përcolli për Papa Françeskun, i cili e lartësoi këtë figurë dhe ia tregoi botës këtë “martir të gjallë” që kapërceu vuajtjet e diktaturës pa urrejtje, pa hakmarrje dhe me përulësi. “Vendimi për ta ngritur në dinjitetin e Kardinalit ishte një akt i thellë mirënjohjeje dhe vlerësimi jo vetëm për një njeri, por për një histori, dëshmi e gjallë qëndrese, shprese, besimi dhe dinjiteti njerëzor”, – theksoi Presidenti i Republikës, i cili u shpreh se në momente si ky, ku historia, besimi dhe njeriu takohen, kujtojmë se madhështia nuk qëndron te fuqia apo fama, por te përulësia. “Zakoni shqiptar na mëson se njeriu bëhet i madh jo kur merr, por kur jep; jo kur sundon, por kur shërben; jo kur flet shumë, por kur vepron drejt; jo kur dorëzohet, por kur ka forcë për të qëndruar për të drejtën; jo kur tregon hipokrizi, por kur tregon integritet”, – deklaroi Presidenti. Ndërsa falënderoi autoritetet fetare dhe drejtuesit e Firences, të pranishëm në meshën dhe ceremoninë për 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit Ernest Simoni, Presidenti i Republikës e mbylli këtë mesazh me urimin: “Le të jetë kjo ditë jo vetëm një nderim për të kaluarën, por edhe një angazhim për të ardhmen, për të ruajtur vlerat, për të mbrojtur dhe për të ndërtuar një shoqëri më njerëzore, më të drejtë, më të paqtë dhe më të lirë në mendim, besim e veprim”. Në këtë ceremoni Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shoqërohej nga Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Majlinda Frangaj.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52