Në Ditën e Mësuesit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, bëri bashkë mësues shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga diaspora, në një ceremoni kushtuar kontributit të tyre për ruajtjen, përcjelljen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe. Në fjalën e tij, kreu i shtetit shprehu mirënjohje për të gjithë mësuesit shqiptarë, brenda e jashtë vendit, për misionin e tyre kombëtar.