Top Channel/ Begaj firmos! Ja kur mbahen zgjedhjet në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera
01/10/2025 19:35

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar të dielën e 9 nëntorit si ditën kur do të mbahen zgjedhjet në 6 bashki të vendit, përfshi edhe Tiranën. Përmes një njoftimi për shtyp ai ka sqaruar edhe pozitën ligjore lidhur me zgjedhjet në kryeqytet, megjithëse ish-kryebashkiaku i Tiranës është ankuar në Gjykatën Kushtetutese. Në këtë mënyrë, kreu i Shtetit nuk ka pritur vendimmarrje nga Kushtetuesja duke dekretuar datën që i hap rrugë KQZ-së të nisë përgatitjen për zgjedhjet dhe partive të nisin fushatën elektorale. Sipas tij qeveria për ta shkarkuar i është referuar nenit 115 të Kushtetutës që ka të bëjë me “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”. Duke iu referuar këtij neni, sipas Presidentit, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ. “Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Më tej Begaj thotë se nga periudha kur ka dalë vendimi i qeverisë për shkarkimin e Veliajt deri tani nuk ka pasur ankim në Gjykatën Administrative dhe as vendim për pezullimin e këtij vendimi. “Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme”, vijon më tej Presidenti. Njoftimi i Presidencës Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë. Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave. Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes. Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ. Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative. Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025. Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit. Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme. Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

Top Channel/ Debat i ashpër për “Hysenin”! Berisha: Shteti ka rënë. PS i kujton Gazideden
24/09 20:05
Top Channel/ Kuvendi, debat për Vlora Hysenin. Berisha: Shteti ka rënë. Klosi i kujton Gazideden
24/09 15:09
Top Channel/ Berisha për deklaratën e Hysenit: Më vonë mund t’u bëjë shantazh prokurorëve
24/09 14:13
Top Channel/Tri orë tension dhe përplasje për akuzat ndaj Vlora Hyseni, mbyllet seanca votohen disa…
24/09 13:57
Top Channel/ Deputetja e PS-së përplaset me Nokën në Kuvend: Nëse je burrë, dil e fol aty…
24/09 13:17
Top Channel/ Tensione para Kuvendit. Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugën, 2 të shoqëruar
24/09 12:51
Top Channel/ Kuvendi, debat për Vlora Hysenin. Berisha: Shteti ka rënë. Klosi i kujton Gazideden
24/09 12:50
Top Channel/ Gjyqi për arrestin e Vlora Hysenit. Ish-shefja e SHISH paraqitet në GJKKO
24/09 12:49
Top Channel/ Ministrja Ismaili-Berishës: Shqiptarët nuk e harrojnë SHIK tuaj, sot askush nuk…
24/09 12:19
Top Channel/Berisha sulmon ministren Ismaili:Si u bërë deputete ti, ke kaluar ndonjëherë nga zyra…
24/09 12:13
Top Channel/ ‘Shqipërisë i ulët kokën përgjithmonë’, Tabaku për Vlora Hysenin: Njollë e turpshme…
24/09 11:32
Top Chanenl/ Tensione në Kuvend, Noka bllokon Foltoren, ndërpritet sërish seanca plenare
24/09 11:31
Top Channel/ ‘Vlora turpëroi edhe emrin e qytetit tonë’, Zhupa: Rama të dorëhiqet, e turpshme…
24/09 11:30
Top Channel/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin/ Klosi-Berishës: Shefi yt akuzohej për vrasje…
24/09 11:23
Top Channel/ ‘I keni nxjerrë bojën Shqipërisë’, Kapri: Rama të dorëhiqet, kjo gjëmë…
24/09 11:20
Top Channel/ ‘Zemër ti fik radarët’, Noka: Do krreheni, siguria ka rënë, ky Kuvend nuk…
24/09 11:17
Top Channel/ Klosi shpërthen në Kuvend ndaj Berishës, Opozita bllokon Foltoren, godasin…
24/09 10:57
‘Top Channel/ ‘Jeni skllevër të padrinos’, Berisha në Kuvend: Rama të vijë këtu, kjo seancë…
24/09 10:55
Top Channel/ ‘Ju kanë shpërthyer ujërat e zeza’, Berisha: S’ka pasur asnjë ditë si kjo, Hyseni…
24/09 10:55
Top Channel/’Ju ka dalë të gjithëve emri’ ,Berisha shpërthen në Kuvend: Pelesh kur të thashë…
24/09 10:46