Top Channel/ Begaj dekreton ligjin e Zonave të Mbrojtura, opozita gati t’i drejtohet Kushtetueses
18/03/2024 22:30

Presidenti Bajram Begaj dekretoi të hënë ndryshimet ligjore të ligjit për “Zonat e mbrojtura”. Për shkak të debateve të krijuara si dhe kritikave për këto ndryshime nga ana e disa organizatave mjedisore, Presidenca sqaroi se para se kreu I shtetit të merrte vendimin për ta dekretuar këtë ligj, ai u konsultua fillimisht me grupet e interesit por dhe ekspertë kushtetues. Sipas njoftimit, Begaj pasi mori në konsideratë pretendimet e grupeve të shoqërisë civile të cilat e shohin te ligji risk potencial për mbrojtjen e mjedisit, pasi dispozitat e tij mund të zbatohen në mënyrë të gabuar si dhe çështjen se përmes këtij akti ligjor mund të krijohet një përplasje me standardet e rrjetit ndërkombëtar të organizatave mjedisore atë të IUCN-së, konstatoi se një gjë e tillë nuk qëndron. Kjo pasi sipas presidencës, gjatë konsultimeve nuk u identifikuan përplasje dispozitash me asnjërën prej këtyre direktivave. Madje edhe për ekspertët kushtetues një pretendim I tillë nuk qëndron. Projektligji për ndërtimin në zonat e mbrojtura u miratua me 74 vota pro në Kuvend më 22 shkurt, u kundërshtua nga opozita dhe disa organizata të shoqërisë civile që kanë paralajmëruar se do e cojnë në gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet ligjore do të bëjnë që në disa prej territoreve të klasifikuara si zona të Mbrojtura, do të mund të ndërtohen struktura akomoduese me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit, por me kushtin që të mbahet një ekuilibër mes natyrës dhe aktiviteteve të zhvilluara.

Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56
Top Channel/ Përplasja për reformën zgjedhor, opozita vendos veton dhe braktis sallën
09/11 19:54
Top Channel/ Rektorët kërkojnë paga më të larta, Buxheti rritet me 3.8 miliardë lekë
09/11 19:49
Top Channel/ Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027 do të jepet për çdo muaj në pesë vite
09/11 19:46
Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01