Top Channel/ Begaj dekreton ligjin e Zonave të Mbrojtura, opozita gati t’i drejtohet Kushtetueses
18/03/2024 22:30

Presidenti Bajram Begaj dekretoi të hënë ndryshimet ligjore të ligjit për “Zonat e mbrojtura”. Për shkak të debateve të krijuara si dhe kritikave për këto ndryshime nga ana e disa organizatave mjedisore, Presidenca sqaroi se para se kreu I shtetit të merrte vendimin për ta dekretuar këtë ligj, ai u konsultua fillimisht me grupet e interesit por dhe ekspertë kushtetues. Sipas njoftimit, Begaj pasi mori në konsideratë pretendimet e grupeve të shoqërisë civile të cilat e shohin te ligji risk potencial për mbrojtjen e mjedisit, pasi dispozitat e tij mund të zbatohen në mënyrë të gabuar si dhe çështjen se përmes këtij akti ligjor mund të krijohet një përplasje me standardet e rrjetit ndërkombëtar të organizatave mjedisore atë të IUCN-së, konstatoi se një gjë e tillë nuk qëndron. Kjo pasi sipas presidencës, gjatë konsultimeve nuk u identifikuan përplasje dispozitash me asnjërën prej këtyre direktivave. Madje edhe për ekspertët kushtetues një pretendim I tillë nuk qëndron. Projektligji për ndërtimin në zonat e mbrojtura u miratua me 74 vota pro në Kuvend më 22 shkurt, u kundërshtua nga opozita dhe disa organizata të shoqërisë civile që kanë paralajmëruar se do e cojnë në gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet ligjore do të bëjnë që në disa prej territoreve të klasifikuara si zona të Mbrojtura, do të mund të ndërtohen struktura akomoduese me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit, por me kushtin që të mbahet një ekuilibër mes natyrës dhe aktiviteteve të zhvilluara.

Top Channel/ Muçi: Duhet të jeni në anën e duhur jo vetëm kur është në interes të të fortëve
17/03 10:47
Top News – Mijëra euro të padeklaruara dhe kanabis / Dy të arrestuar në Muriqan, nën hetim një polak
17/03 10:45
Top News – IKMT, 11 milionë euro borxhe. Gjysma për prishje të paligjshme të ndërtimeve
17/03 10:13
Top News- Tritoli ndaj agjentit të policisë/ Arrestohet autori i dyshuar, procedohet dhe babai i tij
17/03 10:12
Top Channel/ Kishin fshehur 4.2 kg kanabis në makinë, pranga 2 personave në Muriqan
17/03 10:06
Top Channel/ Digjet automjeti në autostradën Fier–Vlorë, nuk ka të lënduar
17/03 10:05
Top Channel/ Kërkon zëvendësim të masës së sigurimit, zv.drejtoresha e AKSHI-t, mbërrin në GJKKO
17/03 10:03
Top Channel/ Trump-BE, përplasjet vazhdojnë: Presidenti kritikon, BE: Lufta jashtë NATO-së
16/03 23:15
Top Channel/Dyshimet për Mojtaba Khamenei: I shpëtoi sulmit për sekonda, Iranin e trazojnë skandalet
16/03 23:15
Top News – 60 kg drogë nga Shqipëria në Greqi. 18 vjeçari grek kapet me hashash në Sajadë
16/03 21:30
Top Channel/ Shqipëria do marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
16/03 20:08
Top Channel/ Serat greke me produkte shqiptare, tregtarët: Këtu bujqësia po tkurret
16/03 20:03
Top Channel/ Humbën foshnjën dymuajshe, familja kërkon ta çojë trupin në vendlindje
16/03 20:03
Top Channel/Veliaj kundër SPAK në Kushtetuese, avokatët paraqesin prapësimet ndaj masës së sigurisë
16/03 20:02
Top Channel/ Shqipëria do marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
16/03 20:02
Top Channel/ PD-PS “përplasje” për rezolutën ndaj Iranit, opozita bojkoton: Axhendë e Ramës
16/03 19:45
Top News – Sinjalizohen, por nuk veprohet. Ndërtimet e paligjshme në zonat e mbrojtura
16/03 19:20
Top News – Foshnja ndërroi jetë në spital. Dy prindërit fajësojnë mjekët: E nxorrën para kohe
16/03 18:40
Top News- Veliaj në Kushtetuese/ Mbrojtja depoziton kundërshtimet ndaj prapësimeve të SPAK
16/03 17:57
Top News- Rrëmbehet e dhunohet disa here/ I marrin 700 mijë euro pasi i dhanë para me fajde
16/03 17:40
DIGITALB DIGITALB