48 orë iu deshën Presidentit Bajram Begaj për të dekretuar ndryshimet në kabinetin qeveritar. Paraditen e të martës institucioni i Presidentit të Republikës bëri me dije se kreu i shtetit kishte dhënë dakordësinë për ndryshimin e titullarëve të katër ministrive.