Presidenti Bajram Begaj priti në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët diskutoi çështje me rëndësi për vendin tonë, nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian te Bordi i Paqes. Në takimin me presidentin Begaj, senatorët amerikanë shoqërohen nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt.