Top Channel/ Befason AfD: Ballkani, shumë i rëndësishëm për ne, Gjermania me rol kryesor!
06/05/2026 11:58

Vëzhguesve të marrëdhënieve të Berlinit me rajonin e Europës Juglindore u ra menjëherë në sy, se qeveria Merz shfuqizoi funksionin e të Ngarkuarit të Posaçëm të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, i vendosur në kohën e qeverisë së mëparshme. Këtë pozicion e mbante politikani i partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazin. Gjatë aktivitetit të tij rajoni ishte rregullisht në listën e prioriteteve të politikës së jashtme gjermane, kujton DW. Por ndonëse një lëvizje e tillë e kabinetit të ri shkaktoi fillimisht skepticizëm mbi vazhdimësinë e politikës ndaj rajonit, turneu i Ministrit të Jashtëm Johann Wadephul në gjashtë vende të Ballkanit është parë si tregues i faktit që qeveria gjermane mbetet e angazhuar në rajon. Peter Beyer, përfaqësues i CDU-së dhe anëtar i komisionit të politikës së jashtme të Bundestagut, thekson se Ballkani Perëndimor mbetet një prioritet strategjik i politikës së jashtme gjermane. Ka befasuar ndërkohë me vlerësimin e saj pozitiv për angazhimin e qeverisë gjermane në rajon vjen nga radhët e partisë opozitare Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila zakonisht mban qëndrime kritike ndaj koalicionit qeverisës. Përfaqësues të AfD-së thanë për DW se rajoni politikisht nuk ka dalë krejtësisht jashtë vëmendjes. Iniciativat diplomatike kanë vazhduar, janë zhvilluar bisedime në kuadrin e procesit të Berlinit dhe janë shënuar disa përparime në hapa të caktuar të integrimit drejt Bashkimit Europian. Pikërisht për sa i përket stabilitetit në Europën Juglindore, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë e rëndësishme e politikës së sigurisë për Gjermaninë dhe Europën. Por ata insistojnë që Gjermania do të duhet të marrë një rol udhëheqës dhe jo vetëm të reagojë ndaj krizave apo nismave nga Brukseli, duke kërkuar që kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, Berlini të ketë një vijë të qartë strategjike.

Top News – Bizneset kundër paketës fiskale. Godet prodhimin, kërkohet ndryshimi i draftit
27/10 14:16
Top News – Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt. Edhe avokatët e ndihmës juridike bojkotojnë GJKKO
27/10 14:05
Top News – ‘Po mbroni korrupsionin e Ballukut’. PD bojkoton punimet e komisioneve parlamentare
27/10 13:32
Top Channel/ “Flisni për dhunën në protestë”, Përplasje Tabaku-Bido: E bëjmë nëse…
27/10 13:31
Top News – BB: Ekonomia shqiptare rritet. Por sfidë mbeten pagat e ulta dhe punësimi cilësor
27/10 12:56
Top Channel/ “Rama të dorëhiqet” debat Bylykbashi Manja te “Ligjet”: Mos strehoni dhunuesit në seli
27/10 12:26
Top Channel/ Vrasësi i Arlinda Zekajt në arrati, në shtëpinë e tij gjenden armë
27/10 12:25
Top Channel/ Denoncimi i Vokshit: Balluku me 1.2 miliardë euro, 300 shtëpi mbrohet nga votat tuaja
27/10 12:17
Top Channel/ Bojkoti bllokon gjyqet në GJKKO, Rreth 500 procese gjyqësore kanë dështuar
27/10 12:15
Top News – Ulet tatimi mbi rrogat. Drafti, 13 për qind për pagat deri në 300 mijë lekë
27/10 11:31
Top News – Tatimi i dividentit rikthehet në 15 për qind. Paketa fiskale, rritet edhe tatim-fitimi
27/10 11:19
Top News – Mbi 17 mijë biznese të reja në skemën e TVSH. Qeveria ul pragun për regjistrimin
27/10 11:07
Top Channel/ 1853 fishekzjarre sekuestrohen nga Policia e Tiranës, arrestohet 51 vjeçari
27/10 10:52
Top Channel/ “Ligji për Bankën e Shqipërisë duhet të ndryshojë” Yzeiraj: Të ruhet vlera e parasë
27/10 10:02
Top News – Reduktim të TVSH për ushqimet, drafti i qeverisë, taksa ulet nga 20 në 6 për qind
27/10 10:02
Top Channel/ Aksident në Fier, makina përplas këmbësoren, dërgohet me ambulancë në spital
27/10 09:10
Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07