“Beethoven Celebration”, koncerti instrumental e simfonik do të vijë për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit më 2 prill. Solistët janë tre. Në violinë Abigeila Voshtina, njëherësh drejtuese e institucionit, në piano do të performojë Etrita Ibrahimi, ndërsa në violonçel do të jetë I ftuari special Ettore Pagano.