Top Channel/ BE ul varësinë nga energjia ruse. Putin “minimizon” efektet: Kemi partner të rinj
05/09/2023 21:33

Eurostat bën me dije se kontinenti europian ka ulur shkwmbimet tregtare me Rusinë si pasojë e sanksioneve të vendosura. Importet ruse në BE ranë me 8% nga fillimi i luftës në shkurt 2022 deri në qershor 2023, ndërsa eksportet ranw me 2.8%. Marsin e vitit të kaluar deficit tregtar I BE-së me Rusinë arriti rekorde historike për shkak të çmimeve të rritura të produkteve energjitike, deri në 18.5 miliardë euro. Ky deficit u ul në 0.4 miliardë euro në qershor 2023. Gjatë dy viteve të fundit, edhe mbështetja e BE-së në importet e energjisë nga Rusia ka parë një rënie të dukshme. Në mënyrë të veçantë, pjesët e lëndëve djegëse fosile si qymyri, gazi natyror dhe nafta e importuar nga Rusia janë ulur ndjeshëm. Krahasuar tremujorin e dytë të 2021 me tremujorin e dytë të 2023, nafta ra me 27% gazi natyror me 26 % dhe qymyri 45 % Por, presidenti Putin në një konferencë ditën e djeshme me kabinetin e tij u përpoq ta minimizonte dëmin e shkaktuar nga blloku europian. Sipas tij, Rusia vijon të jetë një superfuqi energjitike. “Megjithë veprimet e hapura armiqësore të një numri vendesh, kufizimet e paligjshme dhe të pafundme, sanksionet, kompleksi rus i karburantit dhe energjisë – kompanitë tona të naftës dhe gazit – ndjehen përgjithësisht të sigurt, po zhvillohen dhe po zgjidhin me sukses detyrat me të cilat përballen. , përfshirë në fushën e tregtisë së jashtme, ata gjejnë partnerë të rinj të besueshëm, ristrukturojnë logjistikën." – u tha Putin anëtarëve të kabinetit të tij. Vendi që ndodhet prej dy vitesh në luftë, pas sanksioneve perëndimore, ka intensifikuar eksportet në Azi, sidomos në Kinë dhe Indi, që kanë përfituar nga situata, por sërish blloku evropian është ai që ka fuqinë më të madhe blerëse. Pamjet: AFP

Top News – Trump do nisë ushtrinë në terren…LIgjvënësit amerikanë të alarmuar: Po na vë në rrezik
11/03 11:19
Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
DIGITALB DIGITALB