Top Channel/ BE: Ukraina nuk do copëtohet! Të rritet presioni ndaj Rusisë
26/11/2025 20:01

Bashkimi Evropian ripërsëriti paralajmërimin se nuk do të lejojë copëtimin e Ukrainës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha para ligjvënësve evropianë në Strasburg se Evropa është kundër dhënies së territoreve ukrainase Rusisë. “Rusia nuk tregoi shenja të gatishmërisë së vërtetë për t’i dhënë fund konfliktit dhe vazhdoi të vepronte me një mentalitet të pandryshuar që nga ditët e Jaltës – samiti shumë i kritikuar dhe i keqkuptuar i vitit 1945 për të vendosur rendin pas luftës. Pra, duhet të jemi të qartë se nuk mund të ketë copëtim të njëanshëm të një kombi sovran evropian dhe se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë. Nëse sot legjitimojmë dhe formalizojmë minimin e kufijve, hapim dyert për më shumë luftëra nesër dhe nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Von der Leyen. Deklaratat e shefes së Komisionit Evropian erdhën ndërsa SHBA vazhdojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit. Von der Leyen përshëndeti përpjekjet e Trump për të gjetur paqe, duke i përshkruar ato si “një pikënisje”, por e bëri të qartë se Evropa kishte shumë shqetësime në lidhje me detajet e përshkruara në planin origjinal prej 28 pikash SHBA-Rusi. Ajo kërkoi të rritet presioni ndaj Rusisë. “Deri më tani nuk kemi parë shenja të gatishmërisë së vërtetë nga Rusia për t’i dhënë fund këtij konflikti. Pra, ne duhet të vazhdojmë presionin mbi Rusinë”, mbyllin mesazhin Von der Leyen.

Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
Top News – Gjermania dëbon shqiptarët. Më të refuzuarit për leje qëndrimi pas gjeorgjianëve
25/02 11:26
Top Channel/ Anashkalim vetos hungareze? Von der Leyen: Kredia për Ukrainën do jepet me cdo kusht!
25/02 11:24
Top News – Kërcënon Iranin, paqe në Ukrainë / Trump flet para kombit, paradë e ‘arritjeve’ të tij
25/02 11:12
Top Channel/ Fjalimi drejtuar kombit, Trump rreshton arritjet: “Kjo është epoka e artë e Amerikës”!
25/02 11:00
Top Channel/ Alarm ne AziL Kina shënjestron firmat japoneze, Tokio zhvendos raketa pranë Tajvanit!
25/02 11:00
Top News – “Zhduken” dëshmitë. Mbi 90 deklarime në dosjet e Epstein nuk gjenden
25/02 10:03
Top News – SHBA ‘blindon’ Lindjen e Mesme. Vendos mbi 150 avionë luftarakë në rajon
24/02 22:33
Top News – Bomba bërthamore në Ukrainë / Rusia akuzon Francën dhe Britaninë: Duan t’ia japin
24/02 17:20
Top Channel/ Vrasja e “El Mencho” në Meksikë dhe lista e re e trafikantëve më të kërkuar të drogës
24/02 15:44
Top Channel/ Përvjetori i luftës në Ukrainë, Rutte: “Ka nevojë për më shumë ndihma”!
24/02 15:29
DIGITALB DIGITALB