Top Channel/ BE tjetër “përplasje” me Prishtinën: Ktheni gjyqtarët serbë në sistemin e drejtësisë!
29/08/2026 15:23

Bashkimi Europian kërkon rikthimin e gjyqtarëve serbë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. BE-ja shprehu “keqardhje të thellë” për vendimin e Këshillit Gjyqësor atje për të refuzuar tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb, duke insistuar për lirimin e tyre nga detyra. Një vendim i tillë së bashku me largimin e mëparshëm të prokurorëve serbë, për Brukselin mund të jetë në kundërshtim me ligjin, procesin e rregullt dhe parimet e sundimit të ligjit. Sipas bllokut, këto zhvillime dëmtojnë karakterin multietnik të sistemit të drejtësisë, besimin e komunitetit serb dhe përpjekjet për integrimin e tij në institucionet e Kosovës. Në të njëjtën linjë, BE-ja u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të krijojnë kushtet për një gjyqësor që pasqyron diversitetin etnik të vendit, në përputhje me ligjet e Kosovës dhe zotimet e dialogut Prishtinë-Beograd. Vetë ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka mbështetur vendimin e KGJK-së dhe ka paralajmëruar lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë. Autoritetet kosovare argumentojnë se çështja duhet trajtuar mbi baza juridike e kushtetuese dhe jo si çështje politike. Gjyqtarët, prokurorët dhe stafi serb u larguan në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës në vitin 2022, në kuadër të një krize politike dhe institucionale. Më vonë, udhëheqësit serbë bënë thirrje për rikthimin e tyre në institucionet e Kosovës, duke pranuar se largimi masiv kishte qenë një gabim.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44