Top Channel/ BE: Shqipëria të ulë borxhin! Të paguhen detyrimet, kujdes me energjinë elektrike
14/10/2022 19:37

Pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptarë u rikuperua me ritme më të shpejta nga sa pritej. Janë këto vlerësimet e Komisionit Europian në progres raportin për Shqipërinë, megjithatë sipas tij lufta në Ukrainë ka rritur rreziqet dhe pasiguritë për ekonominë shqiptare. Goditjen më të madhe po e japin çmimet e larta, veçanërisht të energjisë elektrike. Varësia e vendit nga reshjet bën që nevoja për import të energjisë të jetë e lartë dhe në këtë kuadër Komisioni vë theksin te domosdoshmëria e diversifikimit të burimeve të energjisë elektrike. Ndër të tjera, edhe pse nënvizon se është bërë progres në drejtim të të ardhurave, Komisioni vlerëson se vazhdojnë dobësitë në planifikimin dhe realizimin e shpenzimeve buxhetore për investime. Hapësira fiskale shton ai mbetet e kufizuar duke e bërë vendin edhe më të ekspozuar ndaj goditjeve të faktorëve të jashtëm. Në kushte të tilla, Komisioni bën apel për ulje të nivelit të borxhit publik dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe shton se autoritetet duhet të nisin zbatimin e strategjisë afatmesme të të ardhurave, për të cilën Financat po bashkëpunojnë me Fondin Monetar Ndërkombëtar në këtë drejtim. Shqetësime tw tjera për ekonominë listohen niveli i lartë i informalitetit si dhe konkurrenca e pandershme që vështirësojnë ndjeshëm mjedisin e të bërit biznes në vend. Më shumë përpjekje Komisioni Europian në progres raport kërkon edhe në përmirësimin e procedurave të prokurimit publik me monitorim të shtuar dhe kritere më strikte në dhënien e tenderave, veçanërisht në projektet e koncesioneve tw partneritetit publik privat.

Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23