Top Channel/ BE, sanksionet ndaj Moskës prekin Ballkanin Perëndimor: S’mund të importojë naftë ruse!
05/10/2022 18:35

Paketa e re e sanksioneve ndaj Moskës me të cilën u pajtuan në parim vendet anëtare të BE-së, prek edhe Ballkanin. Masat përfshijnë ndalimin e importit të disa produkteve të Rusisë dhe vendosjen e një çmimi tavan për naftën e papërpunuar të saj që transportohet në vendet e treta. Risia në këtë paketë është pikërisht fakti se edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të importojnë naftë të papërpunuar ruse. Burime në Bruksel pohuan se në muajin dhjetor do të ndalohet krejtësisht importi i naftës së papërpunuar nga Rusia, që transportohet përmes detit. Në kuadër të sanksioneve të reja është edhe ndalimi i dhënies së shërbimeve nga ekspertët e BE-së për Qeverinë ruse apo ndërmarrjet ruse. Më herët gjatë javës së kaluar, në propozimin për të cilin diskutuan përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së ishte edhe pika ku thuhej se “duhet parashikuar që, për shkak të sigurisë energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të mundësohet transiti i naftës së papërpunuar ruse përmes territorit të Kroacisë për në Ballkanin Perëndimor, me kusht që sasitë të jenë të ngjashme me ato që ishin para krizës energjetike”. Por, burimet diplomatike në Bruksel thanë se kjo pikë tashmë është hequr për shkak të Serbisë e cila është importuesja më e madhe e naftës së papërpunuar ruse. Serbia e merr naftën ruse nga naftësjellësi JNAF, që gjendet në bregdetin kroat. “Disa vende anëtare nuk donin që Serbia të shpërblehet për qëndrimet e saj rreth krizës në Rusi dhe për mospërshtatje me qëndrimet dhe sanksionet që BE-ja ka vendosur ndaj Rusisë”, pohoi një diplomat. Blloku i ka kërkuar vazhdimisht Beogradit që të mbështesë sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Por, deri më tani, ia kishte lejuar asaj vazhdimin e kalimit të naftës ruse përmes territorit të BE-së për shkak të sigurisë energjetike në rajon, por me masat e reja, një gjë e tillë nuk do të jetë më e mundur.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57