Top Channel/ BE, sanksione të reja Rusisë! Drejt ndalimit total tregtimi i naftës ruse
23/04/2026 20:08

Bashkimi Europian miraton paketën e 20 të sanksioneve ndaj Rusisë, pasi Hungaria dhe Sllovakia hoqën veton e tyre pas zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje me Ukrainën lidhur me tubacionin e naftës Druzhba. Paketa e re e sanksioneve ndaj Kremlinit godet të ardhurat nga energjia, ushtrinë, tregtinë dhe shërbimet financiare, përfshirë kriptovalutat. Listës së masave kufizuese i shtohen sanksione më të ashpra ekonomike, duke shënjestruar sektorët kryesorë që nxisin luftën ndaj Ukrainës. Megjithatë, elementi më i rëndësishëm i paketës – ndalimi i plotë i shërbimeve detare për cisternat që transportojnë naftë ruse – është lënë për momentin pezull, në pritje të një koordinimi me G7. Masa e propozuar synon të ndalojë kompanitë europiane të ofrojnë shërbime si sigurimi, transporti detar apo akses në porte për anijet që transportojnë naftë bruto ruse. Nisma për ndalimin e plotë është mbështetur fuqishëm nga Suedia dhe Finlanda, të cilat argumentojnë se kjo masë do të rriste kostot për sektorin energjetik rus, do të kufizonte përdorimin e dokumenteve të falsifikuara dhe do të lehtësonte kontrollin për kompanitë europiane. Megjithatë, disa vende anëtare si Greqia dhe Malta kanë shprehur rezerva, duke paralajmëruar se një ndalim i tillë pa koordinim ndërkombëtar mund të dëmtojë ekonomitë e tyre, të rrisë konkurrencën nga vende si Kina dhe India, si dhe të forcojë të ashtuquajturën “flotë në hije” të Rusisë – anije që përdoren për të shmangur sanksionet perëndimore.

Top News – Nuk ka Nobel për Trumpin as këtë vit / Komiteti: Po kërkojmë ata që ndërtojnë paqen
06/10 16:45
Top News – Gjeti ‘grimcat fantazmë’ në Antarktidë / Nobeli i Fizikës 2026 i jepet Francis Halzen
06/10 15:28
Top News – Asnjë i mbijetuar në bord / Katastrofë ajrore, rrëzohet avioni i ushtrisë, 25 viktima
06/10 15:28
Top Channel/ Arrestohet ish-kreu i BND-së. Hanning dyshohet se përdorte dokumente sekrete
06/10 15:21
Top News – Franca teston raketën bërthamore / Arma e gjeneratës së fundit, lëshohet nga nëndetëset
06/10 15:13
Top Channel/ Jepet cmimi Nobel për Fizikën: Zbuloi neutrinot, fiton belgo-amerikani Francis Halzen!
06/10 15:09
Top News – Ekzekutim me skuadër pushkatimi / Trump jep urdhërin, vrau 13 persona në Fort Hood
06/10 14:47
Top News – Irani të bombardojë Los Anxhelosin e San Diegon / Trump ‘çmendet’, dy qytete demokrate
06/10 13:37
Top News – Hungaria hap dosjet e komunizmit / Vendi përballet me të kaluarën, kërkohen informatorët
06/10 13:34
Top News – Akuzohet për spiunazh dhe tradhti / Arrestohet ish shefi i inteligjencës gjermane, BND
06/10 13:33
Top News – Franca në flakë, ditë e rëndë trazirash / Një javë protesta, 190 nxënës të plagosur
06/10 13:33
Top News – Grabitje me ekskavator. 12 persona vjedhin dy bankomate në Siçili
06/10 12:52
Top News – Ushtria e Jemenit dëbon Huthit / Sulm rrufe, merr kontrollin e ngushticës strategjike
06/10 12:07
Top Channel/ Adoleshentët pas sulmeve kibernetike, 18-vjeçari, hakeri i dyshuar me 1 mijë sulme
06/10 12:06
Top Channel/ “Superinteligjenca nuk kontrollohet”/ Ish-studiuesi i Anthropic paralajmëron rreziqet
06/10 12:05
Top News – Trump i ofron ndihmë Putinit për murtajën: ‘Problem i madh, është më e fortë se vaksinat’
06/10 12:04
Top Channel/ “Dallga” e nacionalizmit: Çfarë i ndodh Europës nëse Franca, Spanja shkojnë djathtas!
06/10 12:00
Top News – SHBA largoi bombarduesit B-1 nga Britania / Trump konfirmon “kërcënimin nga Irani”
06/10 11:56
Top News – Turqia çon trupa në Arabinë Saudite / ‘Neni 5’ i marrëveshjes së Mekës, edhe Pakistani
06/10 11:46
Top News – Peshkaqeni ‘ka humbur rrugën’ / I bllokuar në një kanal, tërheq miliona vizitorë
06/10 11:46