Top Channel/ BE samit urgjent në Bruksel, Macron paralajmëron: Duhet të jemi vigjilentë
22/01/2026 22:49

"Kur Evropa është e bashkuar, e fortë dhe reagon shpejt, gjërat kthehen në normalitet dhe qetësi"! Kështu u shpreh presidenti i Francës, Emmanuel Macron, teksa udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën mbrëmjen e 22 janarit në Bruksel për një samit urgjent, i thirrur pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave ndaj disa shteteve të kontinentit evropian. Presidenti Macron kërkoi megjithatë që Evropa “të qëndrojë vigjilente dhe të vazhdojë të veprojë në mënyrë të bashkuar”. Samiti i BE-së u mbajt edhe pse presidenti amerikan më 21 janar hoqi dorë nga vendosja e tarifave, pasi në Davos të Zvicrës u arrit një pajtim për kornizën e marrëveshjes për Groenlandën, gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Kryeministrja e Danimarkës, Mette Federiksen, para samitit tha për gazetarët se sovraniteti i shtetit të saj dhe Groenlandës janë “vija të kuqe”. “E kemi bërë të qartë që në fillim se nuk është për diskutim sovraniteti ynë shtetëror dhe kjo nuk do të ndryshojë. Ne veçse kemi bashkëpunuar me SHBA-në, siç kemi bërë gjithmonë kur vjen puna për sigurinë. Megjithatë, vijat tona të kuqe janë të qarta. Rregullat tona demokratike nuk janë për negocim”, u shpreh ajo. Ndërkaq, kancelari gjerman, Olaf Scholz, shprehu lehtësim me tërheqjen e Trumpit nga tarifat, ndërsa shtoi se Bashkimi Evropian duhet të forcohet. “BE-ja, pjesa evropiane e NATO-s, duhet të jetë në gjendje ta mbrojë veten”, u shpreh ai. Bashkimi Evropian në këtë samit kishte planifikuar fillimisht të diskutojë për një përgjigje të përbashkët ndaj kërcënimeve amerikane për tarifa. Pritet që udhëheqësit evropianë të bisedojnë edhe për strategjinë e përgjigjes ndaj kërcënimeve të mundshme në të ardhmen nga presidenti Trump.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58