Vendët anëtare të BE-së dhe Parlamenti Europian kanë rënë dakord për rritjen e pagave minimale në mbarë bllokun. Kompromisi, nga sa shpjegoi kryenegociatori i Parlamentit Evropian, Dennis Radtke, përfshin standarde se si do të vendosen, përditësohen dhe zbatohen pagat minimale.