BE-ja nuk e fsheh frikën se kriza e Ukrainës mund të përhapet. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se vendet e bllokut jane të shqetësuara nga rreziku që i kanoset vendeve fqinje me Ukrainën duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë por edhe dhe Ballkanin Perëndimor. "Ne jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në rajon," tha Borrell.