Bashkimi Europian duhet të reformohet përpara se të rinisë zgjerimin, sepse vetëm në këtë mënyrë blloku do të jetë plotësisht funksional. Zgjerimi i BE-së dhe thellimi i integrimeve brenda unionit, duhet të shkojnë paralelisht me njëra-tjetrën theksohet në një raport të porositur nga qeveritë e Francës dhe Gjermanisë, por të përpiluar nga 12 ekspertë të pavarur, që këmbëngulin se raporti në fjalë nuk paraqet qëndrimet zyrtare të dy shteteve kyce të BE-së.