Bashkimi Europian pezulloi sot kundërtarifat e vendosura për Shtetet e Bashkuara duke i lënë vend akordit të ri tregtar të arritur mes tyre. Edhe pse ende nuk ka mbërritur një përgjigje formale ndaj tekstit të propozuar nga Brukseli për deklaratën e përbashkët që do të sanksionojë paqen tregtare mes dy anëve të Atlantikut, Unioni thotë se ky veprim është një sinjal qetësimi.