Top Channel/ BE përshëndet zgjedhjet në Kosovë: “Procesi, i qetë e i rregullt”!
10/02/2025 15:01

Bashkimi Europian e përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë në një atmoferë të qetë, ndërsa procesi duket ka qenë përgjithësisht i rregullt, me qytetarët që patën mundësinë të shprehin lirisht vullnetin e tyre. Zëdhënësja e bllokut për politikën e jashtme dhe sigurinë, Anitta Hipper, sqaroi se misioni vëzhguar i BE-së i vendosur në Kosovë, është formuar me vendimin e shefes së diplomacisë, Kaja Kallas. Pikërisht, vendimin për dërgimin e këtij misioni për të vëzhguar nga afër zgjedhjet në Kosovë, Hipper e përshkroi si dëshmi të faktit që Brukseli i sheh raportet me Kosovën si shumë të rëndësishme, e kjo pavarësisht masave ndëshkuese të vendosura prej një viti. Përveç vëzhguesve nga BE-ja, zgjedhjet u monitoruan edhe nga vëzhguesit vendorë, që thanë se ato kaluan pa incidente serioze, edhe pse me disa parregullsi. Kështu, vetëm pak orë pas përfundimit të votimit, ku KQZ do të duhej të dilte me rezultatet paraprake pati një dështim të sistemit elektronik të shfaqjes së të dhënave dhe sipas kryetarit të saj, Kreshnik Radoniqi, ata u detyruan që votat t'i numëronin në mënyrë manuale. Pas dështimit të softuerit për shfaqjen e rezultateve, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë. Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë. Pjsemarrja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje votoi edhe diaspora, përmes postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur për përbërjen e re prej 120 vendesh të Kuvendit të Kosovës, i cili më pas do të zgjedhë ekzekutivin e ri.

Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43
Top Channel/Pacolli 7 orë në Spak, avokati:Biznesmeni u thirr si person që ka dijeni për aeroportin…
26/10 18:42
Top News- SHBA harron Ukrainën/ Zelensky: Prej një muaji presim për raketat Patriot
26/10 18:30
Top News – Dita e 14-të e tubimit, protestuesit “djegin” Ramën dhe Vuçiç para Kryeministrisë
26/10 18:25
Top News – Pas 7 orësh në SPAK, Behgjet Pacolli: Denoncova padrejtësitë me aeroportin e Vlorës
26/10 18:10
Top Channel/ Dita e 14-të e protestës, protestuesit këndojnë himnin kombëtar para kryeministrisë
26/10 18:00
Top Channel/ Protestuesit vendosin karikaturën e Ramës dhe Vuçiçit, më pas i vënë flakën
26/10 17:50
Top Channel/ Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në kryeqytet
26/10 17:29
Top Channel/ 7 orë në Spak, Pacolli: Kam bërë një denoncim në lidhje me aeroportin e Vlorës
26/10 17:25
Top News – Sulmi terrorist i Banjskës/ Një tjetër serb akuzohet për pjesëmarrje
26/10 17:10
Top News- Tjetër kallëzim në SPAK ndaj policisë, Intelektualët e akuzojnë për dhunën ndaj studentëve
26/10 15:34
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:31