Brukseli kërkoi takim urgjent mes palëve pas situatës së krijuar në veri të Kosovës. Qëllimi i bisedimeve do të jetë shtensionimi i situatës, por rreth takimit janë krijuar disa paqartësi pasi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë konfirmoi se i pranishëm do të jetë edhe zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.