“Cdo ndihmesë konstruktive në bisedimet e lehtësuar nga BE-ja, në kuadër të të cilit është duke u diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, është e mirëseardhur”, deklaroi zëdhënësi i Bashkimit Europian Petër Stano, i cili shtoi megjithatë se çështja mund të trajtohet vetëm në kuadër të këtyre bisedimeve.