Bashkimi Europian kërkon ta rrahë hekurin sa është i nxehtë, ndaj po i mëshon idesë që si Kosova, ashtu edeh Serbia janë të detyruara të zbatojnë të gjitha pikat e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, bashkë me aneksin për të. Në të kundërt, tha zëdhënësi I bllokut, Peter Stano, palët do të përballen që të dyja me pasoja. Kërcënimi I tij megjithatë, dukej se më shumë I drejtohet Serbisë.