Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë të gjatë rreth kërkesave dhe prtishmëritë të tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vucic, duke i treguar të dy palëve se me kokëfortësinë që po tregojnë, janë duke rrezikuar mundësitë për avancim në rrugën europiane. Në deklaratë, riktheksohet përgjegjësia e Kosovës dhe Beogradit për të respektuar parimin e konfidencialitetit në Dialog, si elemtn kyc i çdo procesi negociator të ndjeshëm politik.