Pas gati një dekade bisedimesh, Këshilli i BE-së i përbërë nga përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare, vulosi reformimin në themel të procesit të azilit në BE. I ashtequajturi Pakti i Emigracionit, që përbëhet nga dhjetë ligje, pretendohet të reduktojë ndjeshëm fluksin e emigrantëe, të shpejtojë proceset e azilit dhe t'i vendosë ato në kufijtë e jashtëm të bllokut.