Edhe njëherë tjetër zhvillimet në Bullgaria ia lidhën duart udhëheqësve të BE-së, për ti thënë ‘PO’ çeljes së mbledhjes së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në samitin e Këshillit Europian. Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut nuk u hoq, madje prodhoi një krizë të fortë politike duke rrëzuar qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov. Nga Brukseli ish kryeministri i shkarkuar Petkov shpjegoi vështirësinë ku u ndodh vendi i tij, në heqjen e vetos vendosur Maqedonisë së Veriut në 2020, si pasojë e përplasjes për çështje historike e gjuhësore mes Sofies dhe Shkupit.